Ujërat përreth vullkanit që shpërtheu në Zelandën e Re janë kontaminuar me gurë, llavë dhe materie kimike, duke e kufizuar në masë të konsiderueshme dukshmërinë dhe duke e vështirësuar punën e ekipeve të kërkimit të cilat po vazhdojnë punën për të nxjerrë trupat nga hiri I vullkanit në Ishullin e Bardhë.
Numri i viktimave të konfirmuara ka shkuar në 15. Trupat e pajetë të gjashtë personave u gjetën me sukses nga ekipet e kërkimit të premten pasi një ekip ushtarak i pajisur me pajisje modern shkuan në ishullin e pabanuar dhe e realizuan një operacion me rrezikshmëri të lartë. Policia tha se nuk ka mundur t’i nxjerrë trupat e dy personave të tjerë, por raportoi se e ka parë një trup jo shumë larg ishullit.
Vullkani i rrezikshëm shpërtheu të hënën e kaluar, ndërsa në atë moment në ishull ndodheshin turistë nga vende të ndryshme, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë, Kinën dhe Britaninë.
Disa prej tyre arritën të shpëtonin duke u larguar me shpejtësi përmes barkave, por shumë të tjerë u bllokuan nga hiri dhe pluhuri i vullkanit./abcnews.al