Shkon në 12,000 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri

schedule21:52 - 8 Shkurt, 2023

schedule 21:52 - 8 Shkurt, 2023

Numri i të vrarëve në Turqi dhe Siri është rritur sonte në të paktën 12.049. Helmetat e Bardha njoftuan se të paktën 1730 njerëz janë vrarë në zonën e kontrolluar nga opozita në veriperëndim të Sirisë. Ministri i shëndetësisë i Sirisë tha se 1,262 njerëz kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga qeveria të vendit.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, më herët tha se numri në vendin e tij është rritur në 9,057 në momentet e fundit. Ndërkohë, që numri i viktimave pritet që të rritet ndërsa kërkimet nga ekipet e kërkim shpëtimit turke dhe nga bota vijojnë pa ndërprerë në zonat e prekura nga tërmeti.

Më herët, Erdogan duke iu përgjigjur kritikave të banorëve për vonesat e mjeteve të urgjencës dhe për keqmenaxhimin e emergjencës, të shkaktuar nga tërmeti që goditi të hënën pjesën jugore të Turqisë, tha se”nuk është e mundur që të jesh i përgatitur për një fatkeqësi kaq të madhe”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!