Veshjet e serialit shumë të ndjekur të Netflix, “Squid Games” do të jenë ndoshta mes më popullorëve për festën e Halloween, por jo në shkollat e New York. Tre presidentë shkollash u kanë dërguar email prindërve të nxënësve duke shpjeguar vendimin që ndalon veshjen e kuqe dhe maskat e zeza, për shkak të mesazhit të dhunshëm që përçon seriali koreano-jugor.
Vendimi u mor pas disa studentë nisë të imitonin lojërat e serialit. “Squid Games”tregon historinë e një grupi personash që rrezikojnë jetën në një lojë mbijetese për të fituar çmimin prej 33 milion eurosh. Pas debutimit në Netflix në muajin shtator, rreth 111 milion persona e kanë ndjekur serialin, duke e kthyer në më popullorin e historisë platformës.
Por seriali njëkohësisht ka shkaktuar dhe shumë polemika për shkak të dhunës së pranishme në pjesën më të madhe të skenave./abcnews.al