Shkollat e reja në Tiranë me koncesion, bashkia shpall fituesin

schedule14:47 - 11 Nëntor, 2019

schedule 14:47 - 11 Nëntor, 2019

Shkollat e reja në Tiranë do të ndërtohen me koncesion. Bashkia e kryeqytetit ka shpallur fituesin e katër prej tyre. Bëhet fjalë për një bashkim operatorësh ekonomikë, mes të cilëve dhe kompania e shumëpërfolur “Fusha”.

Rreth një miliardë e shtatëqind e tridhjetë e tetë milion lekë pa TVSH do të kushtojnë katër shkollat e reja që do t’i shtohen Tiranës.

Ato do të ndërtohen nga bashkimi i operatorëve ekonomikë;

“Alba Konstruksion”, “Fusha”, “Ed Konstruksion”,  “A&E Engineering”, “Son Engineering and Construction”  dhe  “Erzeni” .

Bashkia e Tiranës njofton se ka pranuar ofertën për procedurën e Partneritetit Publik-Privat bërë nga këto operatorë.

Kontrata koncesionare ka për objekt, projektimin, financimin, ndërtimin, mobilimin, mirëmbajtjen, mbikëqyrjen dhe kolaundimin e katër objekteve arsimore në zonën Tirana 4.

Afati i negocimit të saj sipas bashkisë së kryeqytetit është dy muaj.

Kjo kontratë duhet ekzekutuar brenda 7 vitesh e 18 muajsh, ndërkohë që shkollat do të ndërtohen në njësinë administrative numër dy, numër tetë dhe në Dajt.  /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!