Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka ndarë me ndjekësit e saj në “Facebook” një video ku shpjegon se si do të vijojë mësimdhënia në rast se një pjesë e mësimit do të duhet të zhvillohet sërish online.
Në video e publikuar nga ministrja shfaqen mësues të cilët po xhirojnë orë mësimore.
“Puna e mësuesve tanë të përkushtuar për xhirimin e orëve mësimore për #RTSHShkolla ? po vazhdon. ?
Orët mësimore që do të zhvillohen në shkollë, paralelisht do të zhvillohen edhe në RTSH Shkolla në rast se një pjesë e mësimit do të duhet të zhvillohet në kushte shtëpie”, shkruan Shahini, krahas videos.
Kujtojmë se mësimi në shkolla pritet të fillojë më 14 shtator me kushtet e reja të përcaktuara, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. /abcnews.al