Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shkolla ‘Ndre Mjeda’ po rilind”, Rama: Hap dyert për nxënësit e Shkodrës në fillim të vitit të ri shkollor

schedule12:00 - 26 Korrik, 2025

schedule 12:00 - 26 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shkolla “Ndre Mjeda” në Shkodër po përjeton një transformim të plotë, me kushte dhe standarde bashkëkohore për rreth 800 nxënës dhe mësues.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tha se ky investim është një bashkëpunim mes Qeverisë Shqiptare dhe Bashkisë Shkodër, dhe synon t’i japë qytetit një institucion arsimor modern dhe të denjë për të ardhmen e fëmijëve.

“Shkolla “Ndre Mjeda” po rilind me kushte dhe standarde bashkëkohore për afro 800 nxënësit dhe mësuesit e saj.

Ky investim i Qeverisë Shqiptare dhe Bashkisë Shkodër, po merr formë dita-ditës, ku deri më tani ka përfunduar ndërtimi i shtesës së godinës, ndërsa po vijon puna në pjesën e brendshme të shkollës, për të hapur dyert e saj në fillim të vitit të ri shkollor.” / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!