Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shkolla 9-vjeçare “Ali Metra” në Mat hap dyert në shtator”, Rama: Po investojmë për transformimin e shkollave nga veriu në jug

schedule14:33 - 26 Qershor, 2025

schedule 14:33 - 26 Qershor, 2025

Kryeministri Rama me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka ndarë lajmin se punimet për shkollën “Ali Metra” në Komsi, të Bashkisë Mirditë kanë përfunduar dhe shkolla hap dyert për të mikpritur nxënësit në shtator, me fillimin e vitit të ri shkollor.

Më tek kryeministri Rama tha se qeveria po ivenston për transformimin e shkollave nga veriu në jug, për të garantuar kushte dinjitoze për mësim.

“Shkolla 9-vjeçare “Ali Metra” në Komsi është gati të hapë dyert në shtator me kushte dinjitoze falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Matit.

Po investojmë për transformimin e shkollave nga veriu në jug, me të njëjtin standard, për të garantuar kushte dinjitoze për mësim dhe zhvillim për nxënësit dhe stafet mësimore”, ka shkruar kryeministri Edi Rama.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!