Në orët e para të mëngjesit të së dielës, disa persona të ardhur nga Shqipëria janë sulmuar në një restorant.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orën 03:00 të mëngjesit të së dielës, janë sulmuar në Prizren katër shtetas të Shqipërisë.
Disa persona të panjohur i kishin sulmuar katër personat, të cilët kishin për ta marrë pjesë në një organizim muzikor në një diskotekë në Prizren.
Policia ka bërë të ditur po asjtu se të lënduarit janë dy femra dhe dy meshkuj dhe se të gjithë kishin pësuar lëndime trupore, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al