Do të jetë balotazhi i 24 nëntorit ai që do të vendmosë emrin e presidentit të ri të Rumanisë. Kandidatët janë presidenti në largim Johanis dhe ish kryeministrja Viorika Dansila.
Do të jetë një balotazh mes presidentit në largim Klaus Johanis dhe ish kryeministres Viorika Dansila, sipas të dhënave të para pas mbylljes së votimeve për zgjedhjet presidenciale në Rumani.
Johanis në raundin e parë ka marrë 38.7% të votave kundrejt 22 % të Dansila. Asnjeri prej të dyve nuk ka arritur të marrë 50 për qind për të fituar pa qenë nevoja për një raund të dytë. Në krahasim me sondazhet ky është nëj rezultat larg parashikimeve për Johanis.
Pjesëmarrja në votime ka qenë 48%, duke llogaritur dhe 660 mijë votues që jetojnë jashtë Rumanisë.
Raundi i dytë do të mbahet në 24 nëntor, ndërsa të dhënat tregojnë një rritje domethënëse të mumrit të votuesve nga diaspora rumune.
Rumania është një republikë gjysëm presoidenciale ku Kreu i Shtetit zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga qytetarët, pro mund të drejtojë qeverinë vetëm nëse ka mazhorancën në parlament. Kreu i Shtetit mund të vendosë veton ndaj ligjeve në parlament duke i rikthyer për votim ose duke i dërguar në gjykatën kushtetuese.
Johanis u zgjodh president në vitin 2014, dhe kundërshtoi rishikimin e sistemit gjyqësor që synonte kufizimin e pavarësisë së gjykatësve dhe që u kritikua si nga Brukseli ashtu dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai drejtoi dhe një referendum kombëtar ku pjesa më e madhe e rumunëve vendosi t’i ndalojë qeverisë që të modifikojë kushtetutën me dekrete emergjente. Gjithashtu mbështeti ndalimin e dhënies së amnistisë për krimet që lidhen me korrupsionin. /abcnews.al