Shkojnë me vonesë, komisionerët nuk lënë të votojnë dy profesorët e Bashës

schedule21:02 - 13 Qershor, 2021

schedule 21:02 - 13 Qershor, 2021

Në Partinë Demokratike këtë të dielë janë zhvilluar zgjedhjet për kreun e ri të partisë, mes katër kandidatëve garues.

Dy kandidatët për deputet fitues në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj dhe Mark Marku nuk kanë mundur që të shprehin vullnetin e tyre për kreun e partisë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se Marku dhe Gjekmarkaj janë paraqitur pranë qendrës së votimit në orën 19:20, por komisionerët nuk kanë pranuar që ato të votojnë, duke theksuar se në orën 19:00 pranë qendrës së votimit nuk ka pas asnjë votues ndaj dhe procesi është cilësuar i mbyllur.

Ndërkohë në Lezhë ka përfunduar numërimi ku fitues është shpallur Lulzim Basha me 900 vota i ndjekur nga Agron Shehaj.

Përfundon procesi i numërimit në Lezhë;

Lulzim  Basha 900 vota

Agron Shehaj 159 vota

Fatbardh Kadilli 22 vota

Edit Harxhi 16 vota.e.su/abcnews.al