Shkoi për plazh në Shëngjin te vajza, të moshuarit i bie atak kardiak sapo futet në ujë

schedule17:45 - 8 Maj, 2021

schedule 17:45 - 8 Maj, 2021

Një 78-vjeçar nga Gjirokastra ndërroi jetë pasditen e sotme në plazhin e Shëngjinit.

I moshuari Foto Labi kishte shkuar për pushime te e bija në Lezhë, ndërsa doli për të bërë plazh, por sapo u fut në ujë pësoi atak kardiak, raporton gazetari i ABC, Gjergj Figuri.

Ky është rasti i parë në prag të nisjes së këtij sezoni turistik në Shqipëri. Trupi do të dërgohet në morgun e spitalit të Lezhës për autopsi për t’u përcjellë më pas në banesën e fundit./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!