Në fillim të vitit, aktori amerikan, Jeremy Renner, teksa po përpiqej të shpëtonte të afërmin e tij nga bora, u shtyp nga një borëpastruese, si rezultat i së cilës u shtrua rëndë në repartin e terapisë intensive.
Tani duke u rikuperuar në shtëpi, Renner bëri një tjetër postim në të cilin zbuloi se theu më shumë se 30 kocka kur u godit nga borëpastruesia. “Stërvitjet e mëngjesit, të gjitha rezolutat e këtij viti të ri ndryshuan…”, ka shkruar aktori, duke falënderuar njerëzit për mesazhet e mbështetjes për familjen tij dhe atë.
Ndërkohë, ai i mban të informuar fansat për gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa këtë herë ka postuar një foto nga koha kur po bënte ushtrimet rehabilituese.
“Mbi 30 kocka të thyera do të lidhen, forcohen, ashtu siç forcohet dashuria dhe lidhjet me familjen dhe miqtë. Dashuri dhe urimet më të mira për të gjithë ju”, përfundoi aktori.
View this post on Instagram
I nominuari dy herë për Oscar pësoi një traumë të fortë në gjoks dhe lëndime ortopedike, sipas agjentit të tij, dhe kreu dy operacione dhe kaloi ditë në kujdes intensiv./abcnews.al