Shkoi të merrte ushqime për familjen, 53-vjeçari humb jetën nga i ftohti

schedule10:23 - 14 Janar, 2019

schedule 10:23 - 14 Janar, 2019

Dy viktima janë regjistruar nga i ftohti. Një 53-vjeçar nga Selca e Sipërme ka gjetur vdekjen pasi ka rënë në përrua. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës në zonën e Mokrres , e cila vijon të jetë e bllokuar prej dy javësh.

Ajet Zikollari, sipas burimeve nga Bashkia e Pogradecit, udhëtonte me kafshë nga fshati i tij, në drejtim të Trebinjës për t’u furnizuar me ushqime. Teksa kthehej për në shtëpi, 53-vjeçari, ka rënë nga kafsha, duke përfunduar në përrua.

Familjarët, të shqetësuar nga vonesa, kanë nisur kërkimet dhe pas disa orësh e kanë gjetur të pajetë Zikollarin, i cili dyshohet se ka humbur jetën si rezultat i të ftohtit. Edhe në Durrës një endacak u gjet i pajetë në hyrjen nr. 2 të portit. /abcnews.al