Një gazetar dhe një vajzë nëntë vjeçare janë qëlluar për vdekje pranë Orlando, Florida, pranë skenës së një krimi që ndodhi disa orë më parë. Një tjetër gazetar dhe nëna e vajzës mbetën të plagosura nga i njëjti person i armatosur, tha policia në një deklaratë.
Dy gazetarët e Spectrum News 13 po mbulonin vrasjen e një gruaje në zonë atë mëngjes kur autori filloi të qëllonte.
Është e paqartë nëse ata ishin në shënjestër. Asnjë nga tre personat e vrarë në dy sulmet e së mërkurës në Pine Hills, një periferi në perëndim të Orlandos, nuk është identifikuar ende.
Mësohet se gazetari po raportonte për një ngjarje në orët e para të mëngjesit, ku i riu vrau një grua 20-vjeçare. Vrasësi u kthye në vendin e krimit dhe hapi zjarr ndaj një kameramani i cili mbeti i plagosur dhe ndaj gazetarit që humbi jetën, më pas hyri në një shtëpi dhe vrau një vajzë 9 vjeçare.
Sipas sherifit të qarkut John Mina, vrasësi ishte me precedentë të mëparshëm për një seri të gjatë krimesh, pavarësisht moshës së tij të re, si armëmbajtje pa leje, sulm të rëndë, vjedhje dhe grabitje.
/abcnews.al