EMRI/ Shkoi për peshkim, mbytet 21-vjeçari në Fier

schedule13:25 - 11 Gusht, 2023

schedule 13:25 - 11 Gusht, 2023

FIER- Një 21-vjeçar dyshohet të jetë mbytur në kanalin e Pojanit në Fier. 20-vjecari Hamit Senka ka shkuar për peshkim dhe dyshohet të këtë rënë në kanal, sepse nuk është gjetur pranë vendit ku peshkonte.

Autoritetet thonë se kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e trupit të të riut, i cili ishte banues në Roskovec.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 12:40, në fshatin Pojan, dyshohet se duke peshkuar, ka rënë aksidentalisht në kanal dhe është mbytur shtetasi 21 vjeç, banues në Roskovec.Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për gjetjen e trupit të 21-vjeçarit.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ abcnwes.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!