Një burrë është akuzuar për vrasje të shkallës së dytë në SHBA, pasi dyshohet se qëlloi me armë një 20-vjeçare, ndërsa u fut gabimisht në rrugën e gabuar.
Kaylin Gillis ishte me tre persona të tjerë në shtetin e Nju Jorkut të shtunën. Ata aksidentalisht hynë me makinë në rrugën e Kevin Monahan në qytetin e Hebron, tha policia.
Ndërsa shoferi po largohej, Monahan, 65 vjeç, dyshohet se hapi zjarr mbi automjetin, duke qëlluar Gillis.
“Ky është një rast shumë i trishtë i disa të rinjve që po kërkonin shtëpinë e një shoku dhe përfunduan në shtëpinë e këtij njeriu, i cili vendosi të dilte me një armë zjarri dhe t’i qëllonte ata,” tha në një konferencë shtypi sherifi i Uashingtonit, Jeffrey Murphy.
Zona është rurale dhe rrugët kanë ndriçim të dobët gjatë natës. Asnjë nga grupi nuk kishte dalë nga automjeti apo kishte tentuar të hynte në shtëpinë e Monahanit përpara se autori t’i qëllonte, tha Murphy.
/abcnews.al