Shkoi në adresë të gabuar, policia amerikane qëllon gabimisht pronarin e shtëpisë

schedule15:47 - 16 Prill, 2023

schedule 15:47 - 16 Prill, 2023

Një 52 vjeçar është vrarë gabimisht nga oficerët e policisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mediat e huaja shkruajnë se policia e New Mexico ka publikuar të premten pamjet e kamerës së trupit të oficerëve, që qëlluan për vdekje një pronar shtëpie pasi ata iu përgjigjën shtëpisë së gabuar për një thirrje për dhunë në familje.

Sipas mediave, oficerët e policisë së Farmington vranë Robert Dotson, 52 vjeç, kur ai u shfaq te dera me një pistoletë.

Dhe pamjet e publikuara rishtazi tregojnë oficerët e paidentifikuar duke hapur zjarr menjëherë pasi Dotson hapi derën.

Siç thuhet më tej, oficerët hapën përsëri zjarr pasi një grua u dëgjua në video duke bërtitur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!