Shkoi i maskuar në supermarketin ku punonte dhe mori paratë, arrestohet 37 vjeçari në Tiranë

schedule15:59 - 6 Qershor, 2023

schedule 15:59 - 6 Qershor, 2023

Një 37 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet se ka vjedhë një shumë të madhe parash nga vendi ku ai ishte i punësuar.

Sipas policisë në kuadër të operacionit të koduar “Kasaforta”, është bërë i mundur arrestimi i tij. Besmir Lurdhi akuzohet se ka vjedhë shumën prej  680 000 lekë të rinj, nga kasaforta e subjektit privat në të cilin ishte i punësuar, në rrugën “Kongresi i Lushnjës”.

Gazetarja Xhensila Kodra, raporton për ABC News se Lurdhi ishte punëtor i i një supermarketi, filiali i rrugës “Kongresi i Lushnjës”. Dy ditë më parë, i maskuar, ka shkuar natën te marketi dhe ka thyer derën kryesore dhe ka hyrë brenda. Kasafortën e ka hapur kollaj pasi ka pasur dijeni për kodin, ka marrë paratë që kanë qenë aty dhe është larguar.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 640 000 lekë të rinj që u gjetën në banesën e këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!