Shkoi i dehur në palestër, në Kosovë zbulojnë përse u përjashtua Muric

schedule17:54 - 23 Mars, 2021

schedule 17:54 - 23 Mars, 2021

Para pak orësh Federata e Futbollit të Kosovës njoftoi lajmin e përjashtimit të portierit Arijanet Muric nga grumbullimi i përfaqësueses për tre ndeshjet e ardhshme.

FFK e argumentoi këtë vendim, duke u shprehur se Muric ka bërë një thyerje disiplinore, pa specifikuar më tej. Mediet dardane kanë hulumtuar dhe Koha.net ka mundur të gjejë shkakun e përjashtimit të portierit në pronësi të Manchester Cityt.

Koha.net ka mundur të mësojë se shkaku i përjashtmit të Muric është se ai ka shkuar i dehur në stërvitjen e sotme të skuadrës në palestër. Gjendja e tij nuk ka qenë aspak normale dhe lojtari nuk arrinte as të mbante ekuilibrin teksa ecte.

Si pasojë trajneri Challandes ka vendosur ta përjashtojë portierin si masë ndëshkimi për të mos pasur më pas precedentë të tjerë të tillë. Në Kosovë janë dhënë edhe versione të tjerë të së vërtetës, teksa Federata ende nuk ka përgënjeshtruar askënd. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!