Një 55-vjeç me inicialet XH.K, ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi kishte rifilluar prodhimin e pijeve freskuese në punishten e cila ishte vënë nën sekuestro.
Ai ishte dënuar edhe më herë për të njëjtën vepër penale. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të bërë në punishten e tij e cila ishte bllokuar që nga viti 2017, u gjetën në pije me etiketa të falsifikuara dhe të prodhuara në mënyrë të kundraligjshme.
55-vjeçari ishte ndalaur nga policia në vitin 2017 pasi në biznesin e tij falsifikoheshin pije alkoolike dhe energjike të markave të ndryshme, të cilat shiteshin në supermarkete si produkte të importuara./abcnews.al