Në më pak se një orë në “Ëinsdor Park” të Belfastit, vendasit e Linfield do të presin “kuqeblutë” e Vllaznisë, në përballjen e parë të vlefshme për fazën kualifikuese të Conference League, në një përballje ku premtohet vetëm spektakël.
Përsa i përket formacioneve, tekniku i “shkodranëve”, Migen Memelli ka surprizuar me skemën 4-2-3-1, ku në portë është pozicionuar si zakonisht Kristi Qarri. Në krahët e mbrojtjes janë 2 blerjet e reja Dragoshi e Cheshmedjiev, ndërsa qendra mbulohet nga Juric e Stojanovic. Para mbrojtjes janë pozicionuar Mala e Hakaj, ndërsa më të avancuar në sulm janë Çoba, Boshnjaku e Alivoda, ndërsa sulmi i është besuar “bomberit”, Bekim Balaj.
Në krahun tjetër, tekniku i Linfield, David Healy i ka rreshtuar djemtë e tij, me formulën 4-3-3, ku në portë është vendosur Johns e para tij Finlayson, Shields, Hall e Clarke. Në mesfushë janë Scott, Mçlean e Cooper, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Millar, Fitzpatrick e Mckee. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: