Shkodra këtë mëngjes është zgjuar me diell. Në rrugë sheh pak qytetarë, ndërsa tregjet vijojnë te funksionojnë dhe janë plot me konsumatore.
Gazetari Simon Shkreli ka sjellë për ABC News disa momente të qytetarëve në Shkodër, të cilët ankohen për mungesë të masave mbrojtëse.
“Nuk kemi masa, ku me i marr në Kinë s’ka në Shkodër”, tha një qytetar.
Një nga të moshuarit e qytetit thekson se janë të detyruar që të dalin pasi duhet që të blejnë ushqime.
Ndërkohë që në tjetër thekson se del vetëm për ushqime dhe që sipas tij çmimet i duken normale./abcnews.al