Shkodra: Në Shqipëri ka më shumë nipte pasive se aktive, në listë edhe persona të vdekur

schedule23:17 - 1 Korrik, 2020

schedule 23:17 - 1 Korrik, 2020

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptar, Arben Shkodra deklaroi në studion e emisionit Byro Politike se në Shqipëri ka më shumë nipte pasive se sa nipte aktive.

Ai tha se në total janë 124 nipte pasive, të grumbulluar ndër vite, duke bërë kështu që individë pa të ardhura ekonomike të jeni debitorë në shtet. Por Shkodra shkoi më tej duke thënë se në këtë listë ka edhe persona që kanë ndërruar jetë.

“Përkrah amnistisë ne kemi një fenomen të nipteve pasive që tashmë janë pasive me detyrime tatimore. Individë të caktuar që kanë qenë subjekte kanë gjeneruar detyrime dhe vazhdojnë të jenë me detyrime.

Ka individë të cilët nuk kanë deklaruar asnjëherë dhe ne po i themi sot do i amnistojmë ato që nuk keni deklaruar dhe të tjerë që kanë deklaruar dhe kanë pasur paaftësi të paguajnë.

124 mijë nipte pasive në një ekonomi me 120 mijë nipte aktive. Duhet të kishte një vizë të kuqe. Ka një përpjekje për ta trajtuar çështjen. Ne kemi frikë që do amnistohet pasuria për ata që nuk i kanë deklaruar kurrë pasuritë dhe për 5% ata mund t’i legalizojnë.

Dhe fukarenjtë ngelen akoma me detyrime në tatime. Vazhdojnë akoma skema mashtrimi me TVSh. Ka njerëz që edhe kanë vdekur, apo të tjerë që nuk marrin dot asistencë sepse rezultojnë me nipt”, deklaroi Shkodra./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!