Shkodra feston çlirimin/ Kremtohet zyrtarisht në 29 nëntor për herë të parë pas 3 dekadash

schedule15:00 - 29 Nëntor, 2023

schedule 15:00 - 29 Nëntor, 2023

Ndodh për herë të parë pas 3 dekadash.

Në Shkodër kremtohet zyrtarisht 29 nentori si Dita e Çlirimit.

Kryetari i bashkisë Benet Beci së bashku me zyrtarë të tjerë lokalë e qytetarë të Shkodrës nderuan të mërkurën kujtimin e të rënëve për lirinë e Atdheut duke vendosur kurora me lule në Varrezat e Dëshmorve.

Përfaqësues nga opozita nuk pati.

Festime e ceremoni zyrtare për ditën e çlirimit nuk ka pasur në Shkodër që prej vitit 1992.

Qyteti në tre dekada është drejtuar nga të djathtët të cilët nuk e njohin 29 nëntorin si datën e çlirimit të vendit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!