Shkodra elektronike elektrizon Tiranën, Kol e Beatriçe rrëfejnë emigracionin e pasionin për muzikën

schedule09:37 - 2 Maj, 2024

schedule 09:37 - 2 Maj, 2024

Dyshja e “Shkodra elektronike”, Kol Laca dhe Beatriçe Gjergji ishin të ftuar mëngjesin e sotëm në “ABC e Mëngjesit” në ABC News.

Prej vitesh ata jetojnë në Itali dhe duke qenë se janë nga Shkodra e kanë nisur pikërisht me muzikën shkodrane, duke qenë se e njohin më mirë.

Beatriçja punon si mësuese kanto në Itali , ndërsa Kol Laca si mësues piano dhe prodhues muzike.

Pjesë nga intervista në studio:

Kol Laca: Po bëjmë rreth 5 vitesh që bashkëpunojmë me njëri-tjetrin. Ne përzgjedhim këngët që na pëlqejnë. Po ashtu kemi frikën se mos prishim këngën dhe  disa prej tyre nuk i kemi publikuar.

Beatrice Gjergji: Që prej vitit 1997 jetoj në Itali.

Kol Laca: Beatriçja është mësuese kanto në Itali, ndërsa unë jam mësues piano dhe prodhues muzike. Tani për tani nuk kemi program për një album. Koncertin e parë që e kemi është në muajin korrik në Zvicër.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!