Shkodra ecën me ritme të ngadalta: Rezultatet e para nga Puka, befason Fushë-Arrëzi

schedule03:04 - 26 Prill, 2021

schedule 03:04 - 26 Prill, 2021

Procesi i numërimit të votave në qarkun e Shkodrës po vijon me ritme të ngadalta krahasuar me qarqet e tjera. Gazetari Simon Shkreli raportoi se kanë dalë rezultatet nga numërimi i kutive të para në Bashkinë e Pukës ndërsa ka nisur procesi në Vaun e Dejës dhe Malësinë e Madhe.

Sipas të dhënave të KQZ-së, PS ka marrë 291 vota, 59.27 % krahasuar me PD-në me 132 vota. Ajo që vihet re është se Partia Socialdemokrate renditet e treta me 57 vota duke lënë pas dhe LSI-në, me vetëm 3 vota. Përsa i përket Shkodrës, PD kryeson me 262 vota ndërsa PS me 112.

Në bashkinë e Fushë-Arrëzit kryeson PD-ja me 262 vota, 38.34 % kundrejt PS-së me 226 vota. Partia Socialdemokrate gjithashtu ka siguruar deri më tani 201 vota ndërsa LSI 26 vota. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!