Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkodra e viteve ’50! Hapet ekspozita me fotot e papublikuara të Pjetër Rraboshtës

schedule14:14 - 13 Gusht, 2021

schedule 14:14 - 13 Gusht, 2021

Emocionet përzihen në imazhet që të ofron ekspozita e fotografit Shkodran Pjetër Rraboshta.

Brenda një imazhi të fiksuar sheh Shkodrën e viteve 50, në përditshmërinë e saj por edhe rrethinat. Zef Paci, kuratori i ekspozitës së hapur në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” shprehet se kjo është një ekspozite e cila shoqërohet pa didaskalet përkatëse dhe pa hierarki shtresash, por vetëm i beson asaj që të afron imazhi.

 “Me të vërtetë Rraboshta me imazhet që për rreth më shumë se një dekadë përfshihen në këtë arkivë, na flet për rrethinat e tij, duke respektuar gjinitë tradicionale të fotografisë”, thotë Zef Paci.

Pjetër Rraboshta, një fotograf që në arkivin e tij nuk gjenden fotografi të bëra në studio, por një përdorim në perfeksion i dritës natyrale.

Ndërsa ai sjell shijen e qytetit që kalon përmes shijes së tij.

“Na tregon me mënyrën e vet një natyrshmëri që ndeshet me subjektet na sjell shijen e një qyteti. Mund të them që e ka bërë me një mënyrë të përvuajtur , me një thjeshtësi e dashuri të madhe profesionin e fotografit”, thotë ai.

Në këtë ekspozitë shihen imazhe spontane, ku humoret përzihen brenda një fotografie.

“Fotografi që hyn në oborret e shtëpive për të bërë këtë albumin familjar, bëhet dëshmitar i të përditshmes”, shton më tej Zef Paci.

Pjetër Rraboshta është quajtur ndryshe edhe Pjetri i fëmijëve, ndërsa vete kuratori shprehet se ai ishte edhe fotografi i vegjëlisë. Pjetër Rraboshta lindi në Shkodër më 1917. Fotografitë e tij sjellin një qytet të larmishëm me mpleksje shtresash e prurjesh të ndryshme shoqërore.

Dhuntia e tij ishte ofrimi i një realiteti që shërbehet shqeto. Ai nuk ra në ndikimin e ideologjisë së kohës, ndërsa përmes imazheve të tij ai më shumë shpall e akuzon sesa shpjegon.

Në vitin 1970 i dorëzon shtetit arkivin e tij fotografike prej 16 196 pozash të shkrepura në film.

Pjetër Rraboshta vdiq në Shkodër më 1987. Ekspozita do rrijë e hapur në Muzeun “Marubi” deri në muajin tetor./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!