Shkodër/ Vidhet “Fiati” në një servish automjetesh, në kërkim autori

schedule14:42 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 14:42 - 5 Dhjetor, 2023

Një automjet tip “Fiat” është vjedhur gjatë natës në Shkodër, sipas një njoftimi të policisë.

Ngjarja ka ndodhur në një servis automjetesh në lagjen “Bahçallëk”. Automjeti është në pronësi të një shtetaseje, banuese në Shkodër.

Grupi hetimor ka siguruar pamje filmike dhe materiale të tjera hetimore, për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe vënien në pranga të autorit/ëve të vjedhjes së automjetit./abcnews.al