Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dhunohet juristi i bashkisë/ Shkodër, Ermal Dizdari u godit me sende të forta nga dy persona

schedule14:41 - 13 Qershor, 2024

schedule 14:41 - 13 Qershor, 2024

Juristi i bashkisë Shkodër, Ermal Dizdari është dhunuar nga dy persona të cilët ende nuk janë identifikuar nga policia.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e të enjtes, ne lagjen “Salo Halili” teksa 49-vjeçari ishte duke shkuar në punë.

Atij i kanë zënë rrugën dy persona dhe e kanë dhunuar me sende të forta.

Pasi e kanë lënë përtokë me plagë të rënda, dhunuesit janë larguar ndërsa Dizdari u transportua në spitalin rajonal të Shkodrës.

Pas marrjes së ndihmës së parë ai është përcjellë drejt Traumës nga ku burime thanë se ka pësuar dëmtime në kokë dhe trup por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I pyetur nga policia për sulmin, funksionari i bashkisë Shkodër ka thënë se u godit me leva por dhunuesit nuk i njeh.

Për identifikimin e tyre policia ka sekuestruar disa kamera të bizneseve në lagjen “Salo Halili” ndërkohë vijojnë edhe hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!