Shkodër, turistët anglezë humbasin komunikimin në Theth

schedule18:45 - 20 Maj, 2019

schedule 18:45 - 20 Maj, 2019

Veriu i Shqipërisë ka tërhequr shumë turistë të huaj drejt eksplorimit të kësaj zone. Por bukuria e egër e Thethit është shfaqur shumë herë edhe e rrezikshme për turistët. Edhe mbrëmjen e djeshme është raportuar se 3 anglezë kishin humbur komunikimin dhe kishin kërkuar ndihmën e policisë. Pas disa orëve turistët janë gjetur shëndoshë e mirë në zonën e Qafë Thores në Theth.

Policia e Shkodrës dhe banorët e zonës u vijnë në ndihmë turistëve anglezë në zonat turistike malore të Thethit.

Tre turistë anglezë, të cilët ishin duke eksploruar zonat turistike malore të Thethit, mbrëmjen e djeshme kanë humbur komunikimin mes tyre në zonën e quajtur Qafë Thore dhe kanë kërkuar ndihmën e Policisë.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me banorët e zonës, janë vënë në kërkim të turistëve dhe pas disa orë kërkimesh, tre turistët anglezë u gjetën në kushte të mira shëndetësore dhe momentalisht gjenden në fshatin Bogë, ku janë strehuar në bujtinë.

Policia e Shkodrës gjen rastin të falënderojë banorët e zonës, për sensibilizimin, angazhimin dhe humanizmin e treguar në disa raste të ngjashme gjatë muajve të fundit, ku së bashku u kanë ardhur në ndihmë turistëve që janë gjetur në vështirësi, për shkak të humbjes së rrugës apo kontakteve“, ka bërë me dije në njoftimin e saj policia e Shkodrës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!