Shkodër, studentët i hedhin bojë rektorit Adem Bekteshi (video)

schedule14:00 - 10 Maj, 2019

schedule 14:00 - 10 Maj, 2019

Studentët e Shkodrës i kanë hedhur bojë rektorit Adem Bekteshit. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbledhjes së komisionit të Etikës ku do të merrej vendim për studentët që thyen derën e godinës së re të Fakultetit. Vetë Bekteshi nuk ka pranuar të komentojë ngjarjen. Në Universitet u përhap lajmi që studentët që morën pjesë në thyerjen e derës së godinës së re të Fakultetit të Juridikut do të përjashtoheshin. Kjo si duket ka nxitur reagimin e tyre ndaj rektorit Bekteshi. /ABC News Albania 24/7