SHKODËR- Drita, ngjyra dhe muzikë. Të shtunën mbrëma, Shkodra i festoi si rrallëherë Karnavalet. Spektakli i dritave tërhoqi drejt qendrës së qytetit qytetarë të shumtë.
Festës iu bashkua edhe kryeministri Edi Rama. Shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë Benet Beci, kreu i qeverisë përshkoi për disa minuta në këmbë bulevardin e qytetit. Biseda të shkurtra pati vetëm me qytetarët, ndërsa shmangu komunikimet me median.
Spektaklin e dritave e ndoqi nën shoqërinë e familjes, mes qytetarëve. Karnavalet, që datojnë prej viteve 1800 kanë nisur prej të premtes në Shkodër. E diela, dita e fundit, mbyllet me Paradën Tradicionale/abcnews.al