Mbi 16 kg drogë është sekuestruar në dy operacione të policisë së Shkodrës në Muriqan dhe në fshatin Plan. Një mjeti tip Mercedez-Benz në të cilin ishin fshehur mbi 8 kg drogë u bllokua në pikën e kalimit kufitar të Muriqnit. Policia ka ndaluar edhe dy personat që ndodheshin në mjet përkatësisht Vullnet Kolaveri, 23 vjeç dhe Denis Dedaj, 28 vjeç.
Një tjetër rast i prodhimit dhe shitjes së drogës është goditur në fshatin Plan të Shkodrës. Një 60 vjeçar, i cili është shpallur në kërkim, policia i sekuestroi mbi 8 kg kanabis.