Shkodër, rritet niveli i ujit në Kir dhe në Bunë nga reshjet

schedule13:14 - 30 Nëntor, 2017

schedule 13:14 - 30 Nëntor, 2017

Rreth 50 hektarë toke në fushën e Muriqanit në Shkodër ka prezencë të ujit për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut. Dhe pse ultësira është nga zonat më me rrezik në situatë të tillë, mësohet se nuk ka dëme në shtëpi, apo në fushat e mbjella. Ndërkohë raportohet edhe për rritje të nivelit të ujit të lumejnve Kir dhe Bunë. Sipas informacioneve më të fundit të Shtabit të Emergjencave, në Shkodër dhe pse reshjet janë shoqëruar me stuhi, nuk janë shfaqur probleme serioze. Por në disa fshatra të Velipojës, të Dukagjinit, dhe në qytet herë pas here ka ndërprerje të energjisë elektrike./abcnews.al