SHKODËR/ PS kryeson në Këshillin Bashkiak, koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe PSD-ja “kokë më kokë”

schedule10:08 - 16 Maj, 2023

schedule 10:08 - 16 Maj, 2023

Partia Socialiste për herë të parë ia doli të thyejë bastionin demokratëve në Shkodër. Kandidati i mazhorancës, Benet  Beci mposhti me rezultat bindës kandidatit e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia, që ishte po ashtu kryetari në detyrë.

Sa i përket procesit të numërimit të votave për Këshill Bashkiak, në këtë bashki janë duke u numëruar edhe kutitë e fundit, pasi janë numëruar 214 qendra votimi nga 247 që janë në total, sipas të dhënave të fundit të KQZ-së.

Deri më tani PS kryeson me 18 mandate, e pas saj vjen koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 13 mandate dhe Partia Socialdemokrate e Tom Doshit me 12 mandate.

PS:

Bashkë Fitojmë:

PSD:

Partia Demokratike ka 5 mandate dhe nga një mandat kanë Partia Lëvizja e Legalitetit, Aleanca Liberale e Djathtëdhe Fryma e Re Demokratike.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!