Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 6”. Shkon 10 numri i rasteve të kësaj veprimtarie kriminale, të goditura në kuadër të operacionit “Neonët”.
Gjatë operacionit të zhvilluar ditën e sotme, njoftohet se janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 2 shtetas që kishin përshtatur banesën për kultivim të bimëve narkotike. Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe dy punonjës të OSHEE, për shpërdorim detyre, dhe 1 shtetase tjetër, për moskallëzim krimi.
Sekuestrohen 60 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 57 pajisje të ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e tyre, 1 pistoletë sportive pneumatike, municion luftarak, 1 automjet dhe 4 celularë.


