Përmbytjet në zona të ndryshme të Bashkisë së Shkodrës kanë sjellë përplasje mes drejtuesve lokalë dhe qeverisë. Palët nuk ndahen vetëm për shifrat e tokës së përmbytur, por edhe me kërkesën për shpalljen e gjendjes së emergjencës.
Përmbytjet nga reshjet e shiut kanë sjellë përplajsje të pushtetit vendor me atë qëndror në Bashkinë e Shkdorës. Sipas verifikimeve të kryera në terren nga Bashkia, mbi 900 ha tokë janë përmbytur në njësinë administrative Ana e Malit në Shkodër. Informacioni është dhënë nga bashkia, sipas të cilës, niveli i ujit në rrugën e fshatit Obot arrin 30-50 cm.
Por të tjera shifra jep ministria e mbrojtjes për këtë situatë. Në një njoftim për mediat kjo ministri thotë se në Anën e Malit, ndodhen nen ujë vetëm 300 hektarë.
Për situaten forcat e armatosura kanë vënë në gatishmëri batalionin e Vaut te Dejes, batalionin e mbrojtjes rajonale, mjete të kalueshmërisë së lartë dhe rreth 200 trupa, per nderhyrje ne rast evakuimi. Nga ana e saj Bashkia kërkon shpalljen e gjendjes së emergjencës në zonat e përbytura bazuar në verifikimet e saj në terren. E deklaroi pasditen e të martës, në një konferencë për mediat, kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.
Por ndryshe mendon prefekti Cesk Millja, i cili ka mbledhur në mbrëmje shtabin e emergjencave. Mësohet se prefekti ka deklaruar se situata e përmbytjeve në Shkodër nuk është e tillë, sa të kërkojë shpalljen e emergjencës. Prej disa ditësh reshjet e shiut kanë evidentuar pikat problematike të rrezikuara nga përmbytjet në bashkinë më të madhe të veriut. /abcnews.al