Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim një 34 vjeçar i cili dyshohet se ka vjedhur një automjet. Ndërkohë, ai ka qenë duke e drejtuar këtë mjet pa qenë i pajisur me leje drejtimi dhe ka përplasur një motomjet.
“Ndërkohë që ishte me masë detyrim paraqitjeje, për drejtim automjeti pa leje drejtimi, vodhi një automjet, shkaktoi aksident dhe u largua, shpallet në kërkim 34-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin K. A., 34 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se më datë 23.04.2025, në lagjen “Partizani”, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit S. M. dhe pas disa minutash, duke e drejtuar atë, pa qenë i pajisur me leje drejtimi, ka përplasur një motomjet dhe është larguar. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë drejtuesi dhe pasagjeri i motomjetit. Vijon puna për kapjen e shtetasit K. A.”
/ abcnews.al