ZAZ 2 në qarkun e Shkodrës ka ndërpresë procesin e numërimit të votave, pasi komisionerët kanë kërkuar të marrin pushim, duke qenë se kanë punuar me orare të zgjatura përgjatë gjithë natës.
Sipas asaj që bën të ditur gazetarja Fabiola Hoxha procesi i numërimit të votave për 10 njësitë administrative të Shkodrës do të nisë rreth orës 15:00.
Ndërkohë që deri më tani në qarkun e Shkodrës janë numëruar deri më tani 182 nga 406 qendra votimi në total. Sipas rezultateve zyrtare të përditësuara nga KQZ, PS ka marrë 15023 vota ose 35.41 %. PD ose Aleanca për Shqipërinë Madhështore deri më tani ka marrë 17194 vota ose 40.53 %./abcnews.al