76 persona janë akomoduar në strukturat e Bashkisë së Shkodrës nga zonat e përmbytura. Konvikti i shkollës “Arben Broci” është tashmë streha e shumë familjeve që janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre të mbuluara nga uji.
Personat e evakuuar janë shprehur të kënaqur me kushtet, por i thanë kryetares së Bashkisë, Voltana Ademit, se ishin të shqetësuar për sigurinë e shtëpive, pronave dhe gjësë së gjallë që kanë lënë atje. Po ashtu, ata kanë folur me shqetësim edhe për rikthimin në shtëpi, kur uji të largohet pasi jetesa do të jetë e vështirë./abcnews.al