Shkodër, çdo ditë fraktura për shkak të ngricave

schedule14:59 - 14 Janar, 2019

schedule 14:59 - 14 Janar, 2019

Në Shkodër ka një rritje të numrit të personave me fraktura për shkak të rrëzimit nga bora e ngricat në qytet. Urgjenca trajton 30 raste në ditë.

Borë e kthyer në akull dhe shkodranët nuk po lëvizin dot normalisht nëpër rrugë. Shumë banorë kryesisht të moshuarit po pësojnë dëme fizike. Mbi 30 raste në ditë kërkojnë ndihmë në spitalin të këtij qyteti për shkak të frakturave.

Këtu në urgjencë, ditëve të fundit ka patur fluks të lartë të pacientëve, tregon shefi i urgjencës Alban Haxhi.

“Prej tre ditësh është vënë re një rritje e fluksit të frakturave kockore apo dëmtimeve të ndryshme që ndodhin nga rrëzimet e njerëzve qoftë duke ecur në rrugë për shkak të ngricave që kanë vazhduar pas rënies reshjeve të borës, rrëshqitjeve që ndodhin qoftë me makina, qoftë me rrëzimet gjatë ecjes në rrugë”, u shpreh ai.

Nuk është regjistruar ndonjë rast vdekje për këtë shkak, por as për shkak të qëndrimit të gjatë në temperatura të ulëta.

“Raste që mund të jenë rrëzuar dhe të kenë vdekur spital nuk kemi pasur tha”, Haxhi.

Reshjet e dëborës vazhdojnë në territorin e Shkodrës. Rrugët nacionale janë të hapura dhe lëvizja kryhet normalisht. Por situata më e rëndë në qark, është ajo në Dukagjin, një zonë e tërë e bllokuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!