Shkodër, burg për 27-vjeçarin që vrau me thikë shokun

schedule14:23 - 4 Prill, 2018

schedule 14:23 - 4 Prill, 2018

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg 27-vjeçarin që dy ditë më parë vrau me thikë shokun e tij. Gjate seancës për caktimin e masës së sigurisë, Kristian Shkambi ka deklaruar se nuk ka dashur ta vrasë mikun e tij. Gjithçka, sipas tij, ka ndodhur për shkak se ishte i dehur.

Vrasja ndodhi dy ditë më parë në fshatin Hot i Ri në Shkodër. 28-vjeçari Kolë Fermosi u godit me thikë për vdekje nga Kristian Shkambi, 27 vjeç.

Sipas policisë, dy të rinjtë ishin duke pirë bashkë në një tavolinë dhe në gjendje të dehur u konfliktuan me njëri-tjetrin. Pasi dolën jashtë lokalit, autori i dyshuar Kristian Shkambi e goditi me thikë shokun e tij, duke e lënë të vdekur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!