“Shko në shtëpi”, talebanët largojnë spikeren nga televizioni: Harrojeni demokracinë këtu

schedule18:54 - 18 Gusht, 2021

schedule 18:54 - 18 Gusht, 2021

Afganistani nuk do të jetë një demokraci nën drejtimin e talebanëve”, tha një anëtar i lartë i lëvizjes militante për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

Waheedullah Hashimi, i cili ka qasje në vendimmarrjen e grupit, tha se “Nuk do të ketë fare sistem demokratik sepse nuk ka bazë në vendin tonë.

Ne nuk do të diskutojmë se çfarë lloj sistemi politik duhet të aplikojmë në Afganistan sepse është e qartë, ligji i Sheriatit” tha ai.

Udhëheqësi suprem i lëvizjes, Haibatullah Akhundzada ka të ngjarë të jetë në krye të vendit”, tha Hashimi.

E ndërsa premtuan se nuk do të ketë diskriminim, një gazetare në transmetuesin shtetëror të Afganistanit deklaroi se talebanët nuk e lejuan që të shkonte më në punë.

Shabnam Dawran, një nga spikeret më të njohura të Afganistanit, postoi një video ku jepte detaje sesi ajo u largua nga zyra e punës.

 

Ajo tha se rojet i thanë se “regjimi ka ndryshuar. Nuk të lejohet këtu. Shko në shtëpi“. Në një konferencë shtypi dje zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha se gratë do të lejohen të punojnë “brenda kufijve të ligjit islam“./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!