“Shkëndijat” e para, Roma kërkon të “blindojë” teknikun Jose Mourinho

schedule21:29 - 6 Qershor, 2023

schedule 21:29 - 6 Qershor, 2023

Pavarësisht humbjes së finales së UEFA Europa League, duket se bordi i “verdhekuqve” të Roma-s dëshorin ta mbajë teknikun Jose Mourinho edhe për disa vite të tjera në krye të pankinës së kryeqytetasve italianë.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat italiane, mes klubit dhe portugezit kanë nisur “dialogët” e parë për një rinovim të mundshëm të kontratës, me atë aktualen që skadon më 30 qershor të vitit 2024.

Deri më tani nuk ka një propozim konkret për kontratën e radhës, por ishte vetë tekniku portugez, i cili bëri disa gjeste pas ndeshjes ndaj Spezia, ku tregoi “gatishmërinë” e tij për të qëndruar me “gladiatorët” romakë. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!