Shkëndija ka arritur të kualifikohet në turin e dytë të Conference League edhe pse në sfidën e sotme barazoi me shifrat 2-2 në Armeni.
Kuqezinjtë presin biletën për më tej falë fitores 2-0 të arritur në Shkup një javë më parë përballe Ararat Yerevan.
Tetovarët pjesën e parë të përballjes së sotme e mbyllën në avantazh të dy golave, teksa Bravon kishtë shënuar autogol, ndërsa Guri dyfishoi rezultatin, teksa në fraksionin e dytë vendasit barazuan shifrat.
Por gjithsesi Shkëndija kalon më tej, teksa në turin e dytë të Conference do të përballet me skuadrën letoneze, Valmieras. /f.a/abcnews.al