Shkëndija “pazar” në Kosovë, afron sulmuesin që krahasohej me Bernard Berishën

schedule15:46 - 21 Gusht, 2021

schedule 15:46 - 21 Gusht, 2021

Shkëndija e Tetovës vazhdon me merkaton, pasi kampionatin nuk e ka nisur mirë. Kuqezinjtë sot kanë zyrtarizuar sulmuesin 23-vjeçar, Adenis Shala, i cili kohë më parë krahasohej edhe me Bernard Berishën.

Shala ka nënshkruar për një vit, ndërkohë që në marrëveshje ka një klauzolë që e zgjat bashkëpunimin edhe me tre sezone të tjera.

Sulmuesi anësor vjet ishte pjesë e Trepça ’89, ndërkohë që në të shkuarën ka luajtur me Flamurtarin e Prishtinës, Vllaznimin e Gjakovës, Feronikelin, Ferizajin dhe Gjikalin.

Në moshë të vogël Shala iu bashkua edhe Hajduk Split U19 dhe më pas kaloi te gjiganti turk Fenerbahce, me ekipin e 21-vjeçarëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!