Dueli më i fortë i kampionatit të Maqedonisë së Veriut është mbyllur pa gola. Shkëndija nuk arriti të mposhtë Vardarin në shtëpi, edhe pse dominoi ndeshjen. Vendasit krijuan shumë raste, por nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës.
Ky barazim i mban 9 pikë larg kreut kuqezinjtë nga Tetova. Kampionët në fuqi kanë hasur probleme në këtë fillim sezoni dhe numërojnë vetëm 11 pikë pas nëntë javëve të para.
Pikë e mirë për Vardarin, që kryeson me 20 pikë, dy më shumë se Akademija Pandev. Këta të fundit mposhtën 2-0 në shtëpi Sileksin, ndërsa Shkupi mori një barazim në transfertë kundër Akademija Pandev.
Ekipi tjetër shqiptar, Struga Trim&Lum humbi një “finale” mbijetese kundër Borec në transfertë. Dygolëshi i Kirovskit nuk i mjaftoi ekipit strugan, që pësoi 3 gola nga vendasit e vendit të fundit. /abcnews.al
Shkëndija – Vardar 0-0
Makedonija GP – Shkupi 0-0
Borec – Struga Trim&Lum 3-2
(Dragarski 29’, Hristov 41’, Prelcec 57’ / Kirovski 5’, 42’)
Akademija Pandev – Sileks 2-0