Gledi Mici është lojtar i lirë dhe ende nuk ka vendosur se ku do të luajë sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi i majtë nuk ra dakord me Shkëndijën e Tetovës për të rinovuar kontratën.
Ai pretendonte një pagë që kapte shifrën e 7 mijë eurove në muaj dhe kuqezinjtë u tërhoqën. Në Shqipëri është lakuar Tirana si opsion, ndërkohë që dëshira e tij është që të luajë në një kampionat më të fortë.
Një kalim në Turqi do t’i pëlqente dhe po punohet që kjo pistë merkatoje të bëhet realitet. Së fundmi në garë për shërbimet e Micit është futur edhe Drita, kampione e Kosovës, që kërkon të përforcohet me çdo kusht në linjën e majtë të mbrojtjes. / abcnews.al