Shkëndija mund Shkupin në përballjen për titull, “Kuqezinjtë” vendosin gjithçka në përballjen ndaj Strugës

schedule21:16 - 4 Maj, 2024

schedule 21:16 - 4 Maj, 2024

Fitore me aromë titulli për Shkëndijën, që triumfoi 0-2 përballë Shkupit. “Kuqezinjtë” iu falën golave të Klisman Cakës dhe Fiton Ademit në takimin e drejpërdrejtë për titullin kampion.

Skuadra tetovare kryeson kampionatin e Maqedonisë së Veriut me 61 pikë, po aq sa numëron edhe Struga. Kampionët në fuqi mposhtën 1-0 Gostivarin, falë golit të Marjan Radeskit.

Tri pikë siguroi edhe Voska Sport, skuadra tjetër shqiptare që garon në elitën e futbollit maqedonas. Skuadra nga Ohri triumfoi 2-1 përballë Sileksit. Java e ardhshme, e parafundit e kampionatit, sjell duelin Shkëndija-Struga, aty ku me shumë mundësi do të mësohet edhe ekipi që do të fitojë titullin kampion. /i.m /abcnews.al