Shkëndija ka lënë pas krahëve krizën e fillim sezonit dhe ka siguruar fitoren e tretë rresht në kampionat. Kampionët e Maqedonisë së Veriut mposhtën në shtëpi ekipin tjetër shqiptar të Struga Trim&Lum me rezultatin 2-0.
Një gol i Radeskit në minutën e tetë dhe i Besart Ibraimit në minutën e 70-të vulosën fitoren e Shkëndijës, që ngjitet në vend të katërt me 10 pikë, gjashtë më pak se kryesuesit e Vardarit.
Këta të fundit fituan në shtëpi përballë Sileksit 3-0, ndërsa rrjeta e Ilirid Ademit i dhuroi tre pikë të rëndësishme Renovës në transfertë përballë Makedonija GP.
Barazim pa gola në duelin midis Akademija Pandev dhe Shkupit. Ky barazim e ngjit ekipin shqiptar në kuotën e 9 pikëve, një më pak se Shkëndija dhe Renova. /abcnews.al
Shkëndija – Struga Trim&Lum 2-0
(Radeski 8′, Ibraimi 59′)
Akademija Pandev – Shkupi 0-0
Makedonija GP – Renova 0-1
(Ademi 50′)